FOTO/Rrugëtimi për në Euro 2020, zbulohet paraqitja e Kombëtares në ndeshjen e...

FOTO/Rrugëtimi për në Euro 2020, zbulohet paraqitja e Kombëtares në ndeshjen e parë

58
0
Shares

Trajneri i Kombëtares e ka zyrtarizuar formacionin e skuadrës e cila do të ndeshet me Turqinë.

Shqipëria do të ndeshet pasditen e sotme me Turqinë, ndeshje e parë e Kualifikueses për Kampionatin Europian 2020.

Ai i ka qëndruar modulit 4-2-3-1 i cili i jep kuqezinjve më shumë ekuilibër në prapavijë, por edhe mundësinë për të goditur me kundërsulme të shpejtë.

Në mesfushë nuk ka ndryushime nga ajo që Panuçi kishte paralajmëruar që nga seanca e fundit stërvitore në grumbullimin e skuadrës kuqezi. Xhaka dhe i rikthyeri Abrashi japin grintë dhe forcë, ndërsa organizimi i aksioneve sulmuese do t’i besohet Memushaj.

Armando Sadiku do të zbresë në fushë nga minuta e parë, ndërsa sulmuesin e vetëm të deklaruar do ta ndihmojnë nga krahët Uzuni e Grezda.

Ndeshja do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “”Loro Borici” në Shkodër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY