Kanë frikë arrestimin e Cristiano Ronaldos, Juventusi merr vendimin e papritur

Kanë frikë arrestimin e Cristiano Ronaldos, Juventusi merr vendimin e papritur

62
0
Shares

Juventus kërkon të evitojë ndeshjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ka arrestimin e Cristiano Ronaldos. Informacioni vjen nga mediat amerikane dhe konkretisht nga New York Times, e cila zbulon programin e rëndësishëm të bardhezinjve në verën e ardhshme.

Në shkrimin e saj, ndër të tjera shkruhet se kompeticioni  Internacional Cup mund të organizohet edhe në kontinente si Azia. Ky mund të jetë një vendim i “Zonjës së Vjetër” që ka frikë edhe nga problemet gjyqsore të Ronaldos, i cili akuzohet se ka kryer një përdhunim në SHBA.

Për momentin ky është vetëm një hipotezë mediatike sepse Juventus e ka konfirmuar pjesëmarrjen në turneun Internacional, por pa dhënë detaje se ku do të zhvillohen ndeshjet. Kjo dilemë e madhe do të marrë zgjidhje me 27 mars, ku do të zyrtarizohet edhe kalendari i këtij kompeticioni. Sipas kësaj të përditshme, Juventus i ka dërguar një kërkesë zyrtare drejtuesve, pasi ka frikë te një arrestim i mundshëm i yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY