Itali, shqiptari baba i dy fëmijëve humb jetën tragjikisht në punë

Itali, shqiptari baba i dy fëmijëve humb jetën tragjikisht në punë

43
0
Shares

Një aksident në punë të hënën pasdite i ka shkaktuar vdekjen një 40 vjeçari shqiptar, pasi disa ditësh agoni në spital.

Ngjarja ndodhi në një kompani ëmbëlsirash në Treviglio të Italisë, duke i marrë jetën shqiptarit Arjan Çekani. Ai u plagos rëndë në krah duke punuar tek makineria e brumatriçes.

Rasti u konsideruar kritik nga mjekët e kujdesit intensiv që prej së hënës në mëngjes kur ndodhi incidenti.

Pas kësaj, 40 vjeçari shqiptar iu nënshtrua një operacioni delikat në krahun e djathtë. Situata u bë më dramatike, pasi burri kishte pasur edhe arrest kardiak gjatë fazës së shpëtimit.

Burri la pas gruan dhe dy fëmijët. Arjani kishte shkuar në Itali 20 vjet më parë, një jetë e mbushur me sakrifica për t’i dhënë familjes një të ardhme më të mirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY