LAJMI I FUNDIT/ Durrës, arrestohen 6 inspektorë policie në port

LAJMI I FUNDIT/ Durrës, arrestohen 6 inspektorë policie në port

162
0
Shares

Gjashtë inspektorë të policisë kufitare në Durrës janë arrestuar nga forcat e Shërbimit të Brendshëm nën akuzën e korrupsionit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kontrollori”, hetuesit kanë arritur të zbulojnë se efektivët e portit, kundrejt ryshfetit, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”.

Në pranga përfunduan:

1. A.Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

2. G.B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;

3. G.Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës;

4. D.D., 53 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;

5. D.Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

6. J.K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës.

Sipas policisë, hetimet ndaj tyre kanë nisur vitin e shkuar.

“Gjatë ndjekjes së këtij procedimi janë aplikuar metodat speciale të hetimit, ku rezulton e provuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre punonjësve të policisë, të cilët, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kushtet e flagrancës, punonjësve të policisë iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi vlerash monetare në lek dhe euro, në vlerën 2.175 euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundraligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës“, sqaron Policia e Shtetit.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”. Hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY