Protestuesit para Kryeministrisë, Rama ka vetëm një shqetësim nga protesta

Protestuesit para Kryeministrisë, Rama ka vetëm një shqetësim nga protesta

330
0
Shares

Teksa protestuesit janë përballë Kryeministrisë dhe kërkojnë rrëzimin e tij, Kryeministri Edi Rama ka vetëm një merak dhe shqetësim nga e gjithë situata e sotme.

Kryeministri Edi Rama në një reagim të parë për protestën, po mbron kërpudhën pranë kryeministrisë, e cila është prishur nga protestuesit.

”KEPURDHA – Vepër e Carsten Holler,pjesë e një cikli të ekspozuar në disa muze,dhuruar Kryeministrisë pas një vizite në vendin tonë, që e ktheu artistin e famshëm bashkëkohor në një ambasador të Shqipërisë e shqiptarëve.Ndjesë Carsten,kjo s’është Shqipëria këta s’janë shqiptarët’‘, shkruan Rama.

Ka patur situata të tensionuar, ndërsa protestuesit janë provokuar nga policia për të nxitur dhunë mes tyre. Janë 4 qytetarë të plagosur në spital, ndërsa dhjetëra të tjerë herë pas here pësojnë lëndime nga gazi lot sjellës.

PD e ka cilësuar situatën që doli jashtë kontrollit, si pjesë e skenarit të Ramës, i cili sipas tij kishte qëllimin e vetëm të dëmtonte opozitën dhe të nxirrte keq atë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY