Vokshi s’i ndahet Ramës: Bëj një analizë Checkup-i të kuptojmë çfarë helmi...

Vokshi s’i ndahet Ramës: Bëj një analizë Checkup-i të kuptojmë çfarë helmi ke brenda

54
0
Shares

Deputetja e PD-së Albana Vokshi sërish ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Kavajë duke u ndalur tek sjellja e kryeminsitrit Rama.

Ajo shkruan në rrjetet sociale duke i kërkuar kryeministrit të bëjë një Checkup, për ti treguar të gjithëve se çfarë helmi mban.

Kujtojmë se pati reagime të forta mbrëmjen e djeshme, pasi Kryeministri publikoi videon e prindërve të vajzës së dhunuar duke u zbuluar identitetet.

Vokshi kërkoi fshirjen e videos së prindërve si dhe shkarkimin e menjëhershëm të Elisa Spiropalit.

Reagimi i Vokshit:

Refuzoj të quaj #Kryeministër atë që bën politikë me një viktimë përdhunimi, e më pas përçudnon ata që e denoncojnë për të fshehur gjurmët e krimeve të tjera të tij.

Le ta mbajë turpin e tij në facebook, le ta postojë edhe në faqen e #Kryeminstrisë.

Por le të bëjë nesër edhe një analizë #CheckUp-i që të kuptojmë çfarë helmi mban brenda trupit të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY