Fier, dy vëllezër dhunojnë 42-vjeçarin, njëri arrestohet, tjetri në kërkim

Fier, dy vëllezër dhunojnë 42-vjeçarin, njëri arrestohet, tjetri në kërkim

69
0
Shares

Dy vëllezër në Fier kanë dhunuar rëndë fizikisht me sende të forta një 42-vjeçar, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Policia e Fierit bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, por pa specifikuar konkretisht se për çfarë janë zënë.

NJOFTIMI I POLICISE:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin D. Gj., 21 vjeç, si dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij 27 vjeçar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta shtetasin E. A., 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Nenet 89 e 25 të Kodit Penal”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY