Epoka ‘Schumacher’ nuk shuhet, Ferrari merr në skuadër djalin e ish-kampionit

Epoka ‘Schumacher’ nuk shuhet, Ferrari merr në skuadër djalin e ish-kampionit

58
0
Shares

Mick Schumacher, i biri i shtatë herë kampionit Michael Schumacher  është bashkuar me akademinë  e Ferrarit. Ky informacion vjen nga burimet pranë ekipit.

19-vjeçari është duke hyrë në sezonin e tij të parë në Formula 2, kategoria finale  para Formula 1, me ekipin kryesor Prema në vitin 2019.

Si pjesë e marrëveshjes së tij, Mick Schumacher do të kalojë në dy teste me Ferrarin këtë sezon.

Kujtojmë se babai i tij, Michael Schumacher fitoi pesë nga titujt  e rekordit botëror me Ferrarin. Michael Schumacher, i cili u kthye në qëndër të vemendjes këtë muaj,  nuk është parë në publik që prej lëndimeve të rënda  që mori në një aksident me ski në dhjetor 2013.

Ferrari tani për tani nuk do të konfirmojë zyrtarisht marrëveshjen me Mick Schumacher.

Ata thanë se ishin të interesuar që ai të bashkohej me akademinë dhe po bisedonin me të për këtë, por nuk kishte pasur zhvillime që kur ai kishte ndjekur testin e pas-sezonit të Formula 1 me ta në Abu Dhabi nëntorin e kaluar.

Mick Schumacher fitoi titullin e Formula 3. Një numër i shoferëve kanë përparuar përmes Akademisë së Ferrarit në F1, duke përfshirë Charles Leclerc, i cili i bashkohet Sebastian Vettel në ekip këtë sezon dhe nënshkrimi i ri i Sauber Antonio Giovinazzi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY