Atentati në Vlorë me dy të plagosur, zbardhen detaje të reja për...

Atentati në Vlorë me dy të plagosur, zbardhen detaje të reja për autorët

254
0
Shares

Dy persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës, si pasojë e të shtënave më armë zjarri.

Nga informacionet paraprake mësohet se u qëlluan me armë zjarri ndaj mjetit tip “Audi” A3 me targë AA 633 VC, ndërsa dyshohet se është plagosur drejtuesi i makinës.

Burimet bëjnë me dije se disa kilometra larg vendit ku ndodhi atentati është gjetur një automjet i përfshirë nga flakët.

Dyshohet se mjeti mund të jetë përdorur nga atentatorët.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur detaje rreth këtij atentati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY