‘Cakaj’, PD: DSIK shkeli ligjin, nuk mund të verifikohet një person për...

‘Cakaj’, PD: DSIK shkeli ligjin, nuk mund të verifikohet një person për 24 orë në dy shtete

44
0
Shares

Deputeti i PD, Flamur Noka shkruan se Drejtoria e Sigurisë për Informacionin e Klasifikuar ka shkelur ligjin me procedurën për verifikimin e Gent Cakajt.  Noka thotë se DSIK pranoi vetë si e zeza mbi të bardhë se është në shkelje të ligjit dhe një vegël politike në duart e Edi Rames.

Përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar rastit konkret, Noka shprehet se nuk ka asnjë mundësi reale që një person të verifikohet për 24 orë në dy shtete.

Postimi i plotë i Flamur Nokës:

DSIK pranoi vete e zeza mbi te bardhe se eshte ne shkelje te ligjit dhe nje vegel politike ne duart e Edi Rames.

Drejtoria e Sigurise per Informacionin e Klasifikuar pranoi qe me te preferuarin e Edi Rames beri ate qe nuk e ka bere per asnje zyrtar qe duhet te pajiset me certifikate sigurie: e verifikoi brenda 24 oreve.

Nuk ka asnje mundesi reale qe nje person te verifikohet per 24 ore ne dy shtete. Shkelja e ligjit eshte e padiskutueshme ne te gjithe proceduren e ndjekur nga DSIK me urdhrin e Edi Rames.

Rasti Cakaj tregoi se Edi Rama e ka shnderruar DSIK ne nje kioske dizinformuese dhe lavatrice te puneve te pista te qeverise, duke rrenuar seriozitetin e shtetit shqiptar ne syte e partnereve nderkombetar.

Ne vend qe partneret te na shohin si nje shtet serioz, Edi Rama u tregon atyre se sekreti shteteror i nje vendi te NATO-administrohet ne menyre banditeske per interesa thellesiht personale dhe shpesh here, kunder interesit kombetar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY