VIDEO/Kërkesa për përmirësim të kushteve, si jetojnë studentët në konvikte

VIDEO/Kërkesa për përmirësim të kushteve, si jetojnë studentët në konvikte

71
0
Shares

Një nga kërkesat e studentëve drejtuar ministrisë së Arsimit dhe qeverisë, ishte dhe përmirësimi i kushteve të konvikteve.

Janë me qindra studentë, të cilët jetojnë në godinat e Qytet Studentit, ndërsa kur vjen puna për kushtet në të cilat qëndrojnë, çështja bëhet me serioze.

Në një vëzhgim të godinave ku qëndrojnë vajzat, kushtet janë krejtësisht jashtë normales duke filluar me mungesën e kushteve higjienike në tualete, mungesa e ndriçimit apo deri tek lagështira.

Studentët dhe pse nuk dalin para kamerave nga frika, shprehen se paguajnë më shumë krahasuar me atë që ofrohet për ta.

Kujtojmë këtu se pas ngritjes së problemit nga studentët, kryeministri ka dërguar grupe pune për të lyer konviktet nga jashtë ndërkohë që ka premtuar se do të rikonstruktohen disa prej tyre me fondin e ri.

VIDEO nga Klan Plus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY