Goditjet për qeverinë, përveç studentëve, protestë dhe në Konispol

Goditjet për qeverinë, përveç studentëve, protestë dhe në Konispol

275
0
Shares

Teksa studentët do të vijojnë në protesta dhe ditën e sotme, një tjetër protestë është duke u zhvilluar në vend.

Banorët e fshatit Shkallë në Bashkinë e Konispolit janë ngritur në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie kanë pezulluar dhe punën.

Protestuesit kanë bllokuar edhe të gjitha pikat e grumbullimit, për shkak të çmimit sipas tyre të ulët të mandarinës, e cila sipas tyre po shitet me 28 lekë.

Protesta e Studentëve 

Sot është dita e 12 e protestës së tyre, ndërsa kanë paralajmëruar për shkallëzim të saj ditën e nesërme.

Studentët kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre pa asnjë kompromis. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama kërkon dialog dhe pse shprehet se është i gatshëm të plotësojë të gjitha pikat.

Presidenti Ilir Meta riktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin për buxhetin 2019, duke i lënë kështu mundësi qeverisë të bëjë ndryshimet dhe për pjesën e arsimit.

Protesta po zhvillohet para Kryeministrisë, ku disa prej studentëve dhe kalojnë natën para godinës në shenje rezistence. Ata shprehen të vendosur, ndërsa Kryeministri ende nuk tërhiqet nga ideja për dialog.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY