Ndërtoi pallat me paratë e krimit, biznesmeni nga Shkodra përfundon në reanimacion

Ndërtoi pallat me paratë e krimit, biznesmeni nga Shkodra përfundon në reanimacion

407
0
Shares

Bardhok Pllanaj, i arrestuar për pastrim parash, ka përfunduar në reanimacionin e Spitalit Rajonal të Shkodrës për shkak të problemeve me zemrën.

Pllanaj, 44 vjeç, ndodhet në paraburgim pas arrestimit dy ditë më parë.

Arrestimi i tij ka ardhur për shkak se ka ndërtuar një pallat me 10 kate pa leje me vlerë 2 milionë euro, që dyshohet se është financuar nga të ardhurat e aktivitetit kriminal.

Bardhok Planaj biznesmeni 44 vjeç i arrestuar  në Shkodër, tronditi politikën 4 vite më parë, kur u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frroku gjatë kohës që ka qenë në kërkim, si person i dyshuar si organizator i një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ai ishte shpallur person në kërkim pak kohë pas aksionit të njohur si “Operacioni i Vilunit” në zonën e Shkodrës. Planaj i shpëtoi arrestit të policisë mesnatën e datave 1 dhe 2 tetor 2014, pasi rezultoi i fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku.

Në procesverbalin e Policisë, thuhej se grupi i operacioneve speciale në Policinë e Shtetit, me autorizim të Prokurorisë për Krime të Rënda, po vëzhgonte prej kohësh të dyshuarin Planaj. Sipas raportit të dorëzuar nga agjentët e vëzhgimit, thuhet se Pllanaj gjatë gjithë ditës së 1 tetorit 2014 ishte nën vëzhgim, ku përshkruhen me detaje lëvizjet e tij, makinat që ka ndërruar si dhe lokalet që ka frekuentuar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY