Laç, një 46-vjeçar masakrohet nga 4 persona në një lokal

Laç, një 46-vjeçar masakrohet nga 4 persona në një lokal

110
0
Shares

Një 46-vjeçar është dhunuar fizikisht nga katër persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në qytetin e Laçit. Denoncimi në polici është bërë nga vetë i dhunuari, shtetasi A.SH 46 vjeç.

“Më datë 13.11.2018, u referuan materialet dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, pasi rreth orës 05:50, ka telefonuar shtetasi A.Sh., 46 vjeç, banues në Laç, se në një lokal në Laç, është dhunuar fizikisht dhe me mjete të forta nga katër shtetas të paidentifikuar”, sqaron policia.

Ndërkohë  A.Sh., ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe janë shoqëruar në ambientet e policisë disa persona si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale ” Kanosja” dhe ” Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga nenet 84 e 89 të Kodit Penal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY