Bllokuan rrugën Gjirokastër-Kakavijë, arrestohen dy ekstremistët grek

Bllokuan rrugën Gjirokastër-Kakavijë, arrestohen dy ekstremistët grek

103
0
Shares

Policia shqiptare ka vënë në pranga dy shtetas grekë si organizatorë të bllokimit të trafikut për më shumë se 10 minuta në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Të arrestuarit janë ekstremisti i njohur, i cili është kryetar i Bashkimit Qendror të Epirit të Veriut, Babis-Harallambos Karathano dhe shtetasi Anestis Kracis.

Gjithçka ndodhi pas ceremonisë së varrimit, ku rreth 500 shtetas grekë, mes tyre shumë ekstremistë, lanë fshatin Bularat për tu kthyer në Greqi.

Ata bllokuan aksin rrugor duke protestuar me të njëjtat thirrje të lëshuara edhe gjatë ceremonisë mortore.

Vetë banorët thonë se bllokimi i rrugës ishte planifikuar duke bërë thirrje për drejtësi për shtetin shqiptar.

Aksi nacional Gjirokastër-Kakavijë është zhbllokuar me ndërhyrjen e forcave të rendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY