“Çmendet” moti në Itali, shkon në 7 numri i viktimave

Ndaje

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq që ka përfshirë gjatë ditës së sotme Italinë.

Ka shkuar në 7 numri i viktimave të identifikuar dhe 1 person rezultojnë ende të humbur.

Dy persona kanë mbetur viktima në provincën e Frozinones pas rrëzimit të një peme mbi automjetin ku po udhëtonin, ndërsa një i ri 21 vjeçar ka humbur jetën në provincën e Casertas nga rrëzimi i një peme ndërsa po ecte në këmbë në një rrugë të lagjes Fuorgrotta të Napolit.

Dy viktima nga era e fortë janë identifikuar në Terracina në bregdetin e Lazios.

Ndërsa një grua ka humbur jetën në qytezën Albisola Superiore në provincën e  Savonas pasi është goditur nga një mjet i fortë në fluturim nga era e fortë.

Viktima e shtatë është identifikuar në provincën e Bellunos i goditur në komunë Fletre.

Një person rezulton i humbur në provincën e Cagliarit.

Situata e motit vazhdon të mbetet mjaft kritike dhe gjatë orëve në vijim. Era e fortë e dalja e lumenjve nga shtrati kanë shkaktuar bllokimin e mjaft rrugëve e vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Drejtoria e Mbrojtjes civile informon qytetarët të jenë të kujdesshëm e të qëndrojnë në banesa duke evituar daljet në rrugë.

Ministria e Brendshme Italiane në kontakt me Prefekturat ka kërkuar të merret në vlerësim mundësia e mbylljes së shkollave dhe zyrave publike në të gjithë territorin gjatë ditës së nesërme.

Loading...

Leni një përgjigje