Goditet me thikë nga vëllai i mitur, ndërron jetë në spital 13...

Goditet me thikë nga vëllai i mitur, ndërron jetë në spital 13 vjeçari

61
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Fier. Një 10 vjeçar ka qëlluar me thikë vëllain e tij të mitur, duke i shkaktuar dhe vdekjen.

Informacion paraprak

Sot në datën 24.10.2018, rreth orës 10:50, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit shtetasi Gj.V, 13 vjeç, banues në fshatin Baltëz.

Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur.

Si pasojë e plagëve të mara, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY