‘Xhisiela’, thirret në prokurori kryetari i Bashkisë në Krujë

‘Xhisiela’, thirret në prokurori kryetari i Bashkisë në Krujë

272
0
Shares

Në prokurori është thirrur dhe Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi, lidhur me çështjen ‘Xhisiela’.

Kryetari u përmend gjatë dëshmisë së oficerit të policisë Emiljano Nuhu, si një nga zyrtarët që ndikoi që çështja në fjalë të mos bëhej publike, ajo e denoncimit të Xhisielës për djalin e deputetit Rraja.

Nuhu gjatë intervistës së publikuar tha:

“Kjo shtetase ka shkuar në disa komisariate për të bërë kallzim por nuk është marrë kallzim nga oficerët e policisë gjyqësore për shkak të ndikimit dhe influencës së madhe që ka pasur babai i tij, i Rexhep Rrahjes që është deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Krujës dhe miqve të tij si Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë së Krujës i Partisë Socialiste zoti Artur Bushi kanë bërë të mundur që kjo shtetase Xhensila Maloku para Vitit të Ri ose në fund të vitit 2017 ka shkuar për të bërë kallzim në komisariatin numër 6 në Tiranë për të njëjtën”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY