EMRI/Ndihmoi pakistanezët të kalonin kufirin, arrestohet i riu në Tiranë

EMRI/Ndihmoi pakistanezët të kalonin kufirin, arrestohet i riu në Tiranë

54
0
Shares

Një 24 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi tentoi të kalonte 3 shtetas pakistanezë në mënyrë të paligjshme.

Policia njofton se 24 vjeçari kishte ndihmuar tre shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare.

Gjithashtu po procedohen në gjëndje të lirë dhe tre shtetasit e huaj pakistanez për veprën penale “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasin :

– Almario Vojoviç, 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas në rrugën “Babë Rexha” u kap në flagrancë nga shërbimet e forcës “Shqiponja” duke transportuar 3 shtetas të huaj pakistanez (Z. K., S. Sh., dhe D. I.,) të cilët i kishte ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” shtetasit e huaj pakistanez :

– Z. K., 33 vjeç
– S. Sh., 22 vjeç
– D. I., 20 vjeç ( të tre banues në Pakistan).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY