Zbardhet dëshmia e Salianjit në Prokurori, zbulon se ku e siguroi...

Zbardhet dëshmia e Salianjit në Prokurori, zbulon se ku e siguroi videopërgjimin

87
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u paraqit ditën e sotme për të dhënë dëshminë lidhur me videopërgjimin dhe çështjen ‘Babalja’. Ai ishte akuzuar për kallëzim të rremë lidhur me audipërgjimin.

Ndërkohë është zbardhur dëshmia e tij dhe është mësuar se çfarë deputeti ka folur në seancë. Sipas burimeve, Salianji ka treguar se ku e ka siguruar videon e dytë, në të cilën u shfaq Fredi Alizoti duke pranuar se Ardi Veliu e shoqëroi në Prokurori.

Florenc Hoxha ish shef komisariati dhe ekspert i kriminalistikes kishte lene ne recepsionin e partise nje videoregjistrim me kete person, ai me tha qe ky person kerkonte te takohej me mua dhe pasi e kishte pare te dyshimte, prej eksperiences se gjate qe ka pasur ne policine e shtetit per te perballur me delikuente e kishte regjistruar ne momente relaksi dhe qetesie te plote per cfare i kishte ofruar Taulanti nga Librazhdi dhe Ard Veliu nga Delvina.”, është shprehur deputeti.

Nga ana tjetër, Salianji është shprehur se duke qenë se është një prej deputeteve që ka publikuar audioskandalin ku vëllai i ministrit ishte përfshire në trafik droge, personi që dorëzoi videon, kërkonte atë, duke mohuar se e njihte më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY