VIDEO/ Gruaja e moshuar rrëzohet në tokë, shikoni gjestin fantastik të policëve

Ndaje

Dy policë kanë bërë një veprim shumë të mirë për gruan e moshuar që u rrëzua në tokë teksa po bënte Pazar.

Oficerët Colin Brooks dhe Matthew Chapman ndihmuan pensionisten të blinte gjërat që i nevojiteshin dhe të hipte në  autobus për të shkuar në shtëpi.

Pamjet u filmuan nga pronari i një biznesi, Iffy Harris që tregonte policët teksa mbanin për krahu ish-kërcimtaren.

“Ishte fantastike. Kur e pashë veprimin, dola jashtë dyqanit me vrap për ti filmuar. Ata e ndihmuan të ngrihej nga toka, të blinte gjërat që i duheshin dhe në fund u siguruan që kishte hipur në autobus. U ndjeva shumë krenar. Ishte një gjest shumë prekës. Të shoh gjëra të tilla në rrugë më bën të ndihem shumë mirë, ndoshta dhe të tjerët ndikohen”, tregoi Harris.

Mo, 84 vjecarja që pësoi rënie në tokë ishte e vendosur që të vazhdonte rutinën e përditshme.

Leni një përgjigje