Aksident i trefishtë në Elbasan, përfshihet dhe autobusi, në gjendje të rëndë...

Aksident i trefishtë në Elbasan, përfshihet dhe autobusi, në gjendje të rëndë një shofer

69
0
Shares
Foto ilustruese

Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.

Përplasja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji.

Sipas njoftimit, thuhet se mjeti me targa AA456TU me drejtues shtetasin R.T., banues në lagjen 5 Maji, Elbasan është përplasur me mjetin me targa AA289TT me drejtues shtetasin F.J., si dhe është përplasur lehtë autobusin me drejtues shtetasin G.B.

Si pasojë e përplasjes janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve shtetasit: R.T, i cili është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa F.J, jashtë rrezikut për jetën, të cilët janë transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Nga autobusi ska asnjë të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY