Thyen “Benzin” për të vjedhur portofolin, arrestohet një vajzë dhe një 21-vjecar

Thyen “Benzin” për të vjedhur portofolin, arrestohet një vajzë dhe një 21-vjecar

69
0
Shares

Dy të rinj janë arrestuar nga policia, pasi dy net më parë kanë vjedhur një portofol brenda një Benzi në zonën e Vorës.

Në pranga përfunduan Paulin Tusha, 21 vjeç, dhe E. P., 17 vjeçe, banuese në Vorë.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin më datë 25.09.2018, gjatë natës në Vorë, pasi kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., kanë marrë një portofol të ndodhur brenda në mjet“, sqaron policia.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale rezulton se shtetasit e mësipërm janë autorë të dyshuar edhe të dy vjedhjeve të tjera, konkretisht:

–  Më datë 09.09.2018 në Vorë kanë vjedhur banesën e shtetasit N. Gj.

– Më datë 20.08.2018, në Vorë kanë vjedhur sende në mjetin në pronësi të shtetasit M. D.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të dyshuara të vjedhura nga këta shtetas :

– një sasi monetare në lekë dhe në euro

–  bizhuteri

– sende të ndryshme

– sendi me të cilin kryenin thyerjen e xhamave dhe hapjen e grilave .

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmenduri për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY