EMRI/Identifikohet viktima e aksidentit në Divjakë, arrin në dy numri i të...

EMRI/Identifikohet viktima e aksidentit në Divjakë, arrin në dy numri i të plagosurve

119
0
Shares

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Xengë, në Divjakë të Lushnjes. Mësohet se viktima është Olsi Kote, 40 vjeç.

“Rreth orës 19:25, në fshatin Xengë, Divjakë, shtetasi G. B., duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, është përplasur me mjetin tip ‘Fiat’, me drejtues shtetasin O. K., 40 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi O. K”, njoftoi zyrtarisht Policia e Fierit.

“Shtetasi G. B,m dhe shtetasi E. A., 38 vjeç (pasagjerë në mjetin tip ‘Fiat’), ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shtuan të njëjtat burime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY