Rama e thotë me bindje: “Teatrit i ka ardhur fundi, ka shumë...

Rama e thotë me bindje: “Teatrit i ka ardhur fundi, ka shumë pak kulla në Tiranë”

54
0
Shares

Mazhoranca ka votuar sot pro ligjit të teatrit, duke i hapur rrugë ndërtimit të një godine të re. Ndërkohë, në studion e emisionit “Opinion”, Kryeministri Rama e ka rikonfirmuar këtë fakt.

‘Ne do ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar. Ky objekt nuk përmbush asnjë kriter për të qenë një Teatër Kombëtar. Kjo godinë ka funksionuar nën logon e Teatrit Kombëtar, por nuk përmbush as standardet e një teatri normal. Është një godinë ku të gjithë kanë sakrifikuar fizikisht për të luajtur atje. Është një godinë të cilës i ka ardhur fundi prej kohësh. Në rastin konkret është një godinë ku nuk ka asgjë për të ruajtur. Nostalgjia nuk është argument për të mbrojtur një godinë të marrë fund. Një kullë e gjysmë ka në Tiranë prej disa vitesh. Janë shumë pak kulla në Tiranë. Të dyja kullat që janë projektuar, janë kulla që nuk i gjen as në Dubai, as në Milano, as në Paris’, tha Rama.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY