Opozita sot në Vlorë, por dy deputetë të LSI do të shkojnë...

Opozita sot në Vlorë, por dy deputetë të LSI do të shkojnë në Kuvend

70
0
Shares

Në seancën e sotme parlamentare, opozita do të zhvendoset në qytetin e Vlorës.

Teksa gjithë opozita e bashkuar do të jetë në Vlorë, dy deputetët e LSI, Vangjel Tavo dhe Lefter Koka do të paraqiten në Kuvend.

Sipas njoftimit të LSI, mësohet se dy deputetët do të jenë vetëm për punë procedurash.

”Sot ne Kuvend do marrin pjese dy deputetet e LSI-se Lefter Koka dhe Vangjel Tavo. Ata do te jene vetem per procedure, pasi jane ne limitet e afatit 6 mujor te mosprezences ne salle. Pra do jene sot ne Parlament per te shmangur djegien e mandateve dhe pas kesaj do te rilene sallen menjehere. Tavo dhe Koka kane munguar per arsye familjare”– njofton LSI.

Nga ana tjetër, kujtojmë se opozitës i është bashkuar dhe një forcë tjetër politike, PDIU e cila për herë të parë do të jetë në një takim të opozitës.

Më herët opozita zhvilloi takime paralel me seancën parlamentare në Shkodër, Durrës dhe Elbasan, në shenjë proteste për qeverinë të kapur me krimin.

Sot, mazhoranca do të votojë për ligjin special të teatrit, ku një thirrje të fortë e ka bërë kryeopozitari Basha, duke i cilësuar ata deputetë që e votojnë, si terroristë./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY