Grabitën të huajt nën kërcënimin e armëve, arrestohet një nga autorët

Grabitën të huajt nën kërcënimin e armëve, arrestohet një nga autorët

118
0
Shares

Një 28 vjeçar banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe, ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se bashkë me një person tjetër, kanë grabitur nën kërcënimin e armëve 6 shtetas pakistanezë..

Shtetasi Albion Shabaj, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit,  në lagjen Pepaj, fshati Hot, Malësi e Madhe, nën kërcënimin e armës u kanë  marrë disa shtetasve pakistanezë  780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine”, sqaron policia.

Në deklaratë thuhet se punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin shtetasi i arrestuar po transportonte shtetasit e huaj, si dhe po punohet për gjetjen e automjetit tjetër .

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Vjedhje me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshmëm të kufijve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY