Shqiptari masturboi para 16 vjeçares në Itali, Salvini kërkesë pas vendimit të...

Shqiptari masturboi para 16 vjeçares në Itali, Salvini kërkesë pas vendimit të gjykatës

70
0
Shares

Masturbimi në publik nuk është më një krim, edhe nëse autori e bën atë para një të mituri. Në këtë vendim ka arritur një gjykatë italiane kundër një 28 vjeçari shqiptar, i cili ka masturbuar përpara një vajze adoleshente. Ai është gjobitur për aktin e kryer.

Vendimi ka çuar në reagimin e zv/kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili sipas “Ilgiornale” i ka dërguar një letër ministrit të Drejtësisë, Alfonso Bonafede, për realizuar ndryshimet ligjore sa më shpejt që të jetë e mundur për ta kthyer këtë akt në vepër penale.

Rasti ka ndodhur rreth katër vite më parë kur një vajzë e vogël në San Dona di Piave u strehua në hyrjen e një pallati për shkak të shiut.

Shqiptari kishte ulur pantallonat duke masturbuar përballë saj. Pasi dëgjuan rastin nga vajza e tyre, prindërit e dërguan çështjen në Gjykatë për sjellje të pahijshme me shpresën se drejtësia do të mund të marrë një vendim për ta çuar 28 vjeçarin prapa hekurave.

Por nuk ndodhi kështu. Nëse disa vjet më parë, aktet e turpshme në vende publike dënoheshin me nga 3 muaj deri në 3 vjet burgim, në vitin 2016, një ligj i miratuar nga qeveria e mëparshme ka dekriminalizuar aktin.

Tani, veprat e turpshme “në publik ose të hapura apo të ekspozuara ndaj publikut” dënohen me një ndëshkim të thjeshtë administrativ.

Në kohën e sulmit vajza ishte 16 vjeç.

Salvini ka premtuar se ai synon të korrigjojë gabimin e 11-të sipas tij të bërë nga Partia Demokratike e majtë që ishte në pushtet në atë kohë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY