VIDEO/U plagos gjatë aksionit të forcave RENEA, flet 77-vjeçari: Më qëlloi policia…

VIDEO/U plagos gjatë aksionit të forcave RENEA, flet 77-vjeçari: Më qëlloi policia…

119
0
Shares

Ditën e djeshme, 77- vjeçari Haxhi Lika, mbeti i plagosur gjatë një aksioni të forcave RENEA në Divjakë në fshatin Rremas.

Haxhi Lika tashmë ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë dhe në një intervistë ai ka treguar si ndodhi ngjarja.

Lika ka treguar se e ka qëlluar policia dhe se nuk njeh asnjë nga personat që janë shpallur në kërkim.

Po shkëputim disa nga fjalët e tij:

“U ngrita herët në mëngjes për të përgatitur ushqimin e lopëve.

Erdhi policia, dola në dritare për të parë se çfarë do të ndodhte dhe aty thirrën polcia. Dola në dritare ngrita grilat dhe aty më qëlluan. Më qëlloi policia. 

Më çuan në Lushnje ku mora mjekimin dhe më pas në Tiranë. Në Lushnje me bënë dhe skaner.Nuk është e vërtetë që kam dalë me çifte. Unë nuk kam persona të dyshuar në banesë. Unë nuk i njoh personat që kërkon policia.Pastaj ato erdhën dhe më morën me barrelë dhe më çuan në sipital.”

Intervista e plotë në Fax News 

Operacioni i RENEA-s ne Remas te Divjakes, flet per Fax News i plagosur Haxhi Lika. 77 vjeçari mbeti i plagosur diten e djeshme.

Publiée par Fax Web sur Samedi 15 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY