Debati mes socialistëve, Braçe pyet Ahmetajn: Pse paratë përqëndrohen për ndërtime në...

Debati mes socialistëve, Braçe pyet Ahmetajn: Pse paratë përqëndrohen për ndërtime në Tiranë?

63
0
Shares

Nuk ka kaluar pa debate Komisioni i Ekonomisë ditën e sotme. Edhe pse pa prezencën e opozitës, kryetari i këtij Komisioni, Erion Braçe i ka drejtuar disa pyetje ministrit Ahmetaj, të cilat e kanë tensionuar situatën dhe kanë çuar në debate.

Deputeti Braçe i drejtoi disa pyetje ministrit Ahmetaj, i cili më pas iu përgjigj.

Pyetjet e  Erion Braçes:
1.Përse po përqendrohen paratë për ndërtime në Tiranë, pse ndodh kjo shpërndarje e pabarabartë, a ju shqetëson ky fakt ju zoti ministër?

2.Përse preken zërat e buxheteve, janë prekur në bujqësi dhe në transportin hekurudhor, pse ka vonesa në fonde?

3.Nga ana tjetër ulen fondet për ministrinë e transportit, ka 8 muaj që në atë zonë investimet për mirëmbajtjen janë 0. Ka tetë muaj që nuk bëhet dot tenderi.

Përgjigja e ministrit Ahmetaj:

Investimet tremujorin e parë u rritën me 5.43 %. Konsumi bazohet te zhvillimi i brendshëm. Paratë kanë shkuar në vendin e duhur. 

Sa për dijeninë tuaj zoti Braçe fondi për Bujqësinë nuk është prekur fare përveç pjesës së Berzhit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY