Gazetarja me kancer shkruan mesazh prekës: Kam frikë se koha ka ardhur...

Gazetarja me kancer shkruan mesazh prekës: Kam frikë se koha ka ardhur miqtë e mi…

118
0
Shares

Prezantuesja e lajmeve në BBC Rachael Bland ka zbuluar se i kanë mbetur vetëm disa ditë për të jetuar që prej diagnostikimit me kancer në vitin 2016.

Gazetarja, e cila ka qenë në BBC për më shumë se 15 vjet, është lavdëruar gjerësisht për podcastin “You Me and The Big C” pas trajtimit të kancerit të gjirit.

Por në një postim në Twitter të hënën pasdite, ajo shkruante:

“Në fjalët e legjendës Frank S – kam frikë se koha ka ardhur miqtë e mi dhe papritmas, më kanë thënë që unë kam vetëm disa ditë jetë. Është shumë surreal, faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen që kam marrë.” Debs dhe Lozz do të vazhdojnë me podcastin “You Me and The Big C”.

Për ‘The Telegraph’ muajin e kaluar, ajo tregoi se kanceri ishte përhapur rreth nyjave limfatike  në trupin e saj, në lëkurën dhe në mëlçinë e saj.

Ajo tha: “Ne akoma kishim njëfarë shprese për të ndalur valën për një kohë, por askush nuk mbijeton gjatë kancerit të gjirit metastatik. Nuk e kam pyetur veten se sa kohë kanë mbetur, sepse nuk dua që të them vazhdimisht një numër në kokën time.”

Muajin e kaluar ajo tha se ishte në një garë kundër kohës për të botuar një liber me kujtime për djalin e saj dyvjeçar, Freddie, dhe besonte se ajo kishte më pak se një vit jetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY