Ish-banorja e Big Brother moderon emisionin më të ri në Tv Klan

Ish-banorja e Big Brother moderon emisionin më të ri në Tv Klan

225
0
Shares

Një spot i publikuar ditëve të fundit, paralajmëroi se sezoni i ri në televizionin Klan do të jetë me surpriza.

Priten të startojnë emisione të reja dhe gjithashtu ekrani të ketë figura të njohura të ekranit shqiptar.

Në spot,  vihet re edhe një emision i ri, i cili pritet të moderohet nga ish-banorja e Big Brother, Alba Çobaj.

Alba do të prezantojë  emisionin të titulluar “Ditë për ditë”, një emision i paradites, i cili do të transmetohet menjëherë pas emisionit të mëngjesit “Aldo morning show”.

Nuk dihet ende se rreth çfarë tematike do të sillet ky emision dhe për këtë duhet të presim. Alba është pjesë e ekraneve dhe e moderimit që prej eksperiencës së saj në In Tv si prezantuese  e emisioneve rinore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY