VIDEO/PD: Korrupsioni dhe luksi i qeverisë, ja për çfarë i ka shpenzuar...

VIDEO/PD: Korrupsioni dhe luksi i qeverisë, ja për çfarë i ka shpenzuar 229 milion euro

102
0
Shares

Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike Lealba Pelinku, ka mbajtur sot një deklaratë për mediat, teksa ka folur për korrupsionin në nivele alarmante.

Ajo i referohet raporteve të KLSH-s dhe departamentit amerikan të shtetit të cilat tregojnë se ka konkurrencë të pandershme dhe se 1 në 3 tendera janë pa garë.

Qeveria Rama i ka dhënë klientëve të saj 70 milion euro në një vit. Sipas saj, mënyra tjetër për të grabitur paratë publike është pjesëmarrja për tender të hapur e një kompanie të vetme. Në 30% të rasteve, fituesi është përzgjdhur nga qeveria.

Nëse qeveria, sipas saj, do të kishte patur parasysh konkurrencën e ndershme dhe jo marrjen e fitimeve për vete, buxhetit të shtetit do të ishin kursyer rreth 44 milion lekë.

Ajo rendit shpenzimet marramëndese të qeverisë Rama, të cilët kanë blerë me 229 milion euro makina të shtrenjta, karburant, bileta avioni, pajisje të tjera të gjitha për luksin e tyre.

Të gjitha këto po ndalin investimin e huaj dhe po nxisin papunësinë në vend dhe zhvillimin ekonomik. Ajo sugjeron rishikimin e ligjeve të antimafias dhe koncesioneve dhe prokurimeve do të kthejë te shqiptarët çdo cent të vjedhur.

Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike Lealba Pelinku, konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 14 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY