433 paketa cigaresh dhe verë e kuqe kontrabandë drejt Shqipërisë, arrestohet shoferi...

433 paketa cigaresh dhe verë e kuqe kontrabandë drejt Shqipërisë, arrestohet shoferi në Han të Hotit

65
0
Shares

Disa mallra kontrabandë janë kapur në Degën Doganore të Hanit të Hotit në Shkodër.

Sipas shërbimit, gjatë kontrolleve të ushtruara, është zbuluar se në automjetin e shtetasit me inicialet B.B ishin fshehur mallra të padeklaruara.

Këto mallra do të kalonin për në territorin shqiptar kontrabandë nga Mali i Zi.

Në automjetin e këtij shtetasi janë sekuestruar mallra të cilat duhet të paguajnë akcizë dhe taksë doganore si, cigare Trokadero 433 paketa, verë e kuqe, si dhe mallrat e tjera ushqimore dhe detergjente.

Bazuar në nenet 172 dhe 174 të Kodit Penal, nga Shërbimi Doganor i kësaj Dege,u krye arrestimi i këtij shtetasi dhe materialet i kaluan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër për hetime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY