Vdekja e pushuesit kosovar në Lezhë, spitali përgënjeshtron policinë

Ndaje

Një burrë nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Lezhë teksa po bënte plazh në zonën e Ranës së Hedhun.

Rreth orës 13:25 shtetasi Enver Jaxhiu, 62 vjeç, banues në Kosovë, sipas policisë lokale, ka rrezikuar të mbytet dhe më pas në gjendje të rëndë shëndetësore është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës ku edhe ka ndërruar jetë.

Por nga ana tjetër, spitali i Lezhës thotë se 62 vjeçari ka mbërritur i vdekur në pavionin e tyre të urgjencës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leni një përgjigje