Aksion i madh i tatimeve, bllokojnë dhe biznesin tek ”Pazari i Ri”

Aksion i madh i tatimeve, bllokojnë dhe biznesin tek ”Pazari i Ri”

131
0
Shares

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, ka vijuar me kontrollet ndaj subjekteve, që kanë veprimtari ekonomike në zonat turistike të qarkut Durrës dhe Korçë, duke filluar nga Gjiri i Lalzit në Spille dhe nga Pogradeci, në Dardhë e Voskopojë.

Drejtoria e Tatimeve në njoftimin e saj shkruan se ka penalizuar këto subjekte:

– Për subjektin “Zgara Fierza”, me vendndodhje “Pazari i Ri”, Tiranë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

 – Për subjektin Osman Friza, me vendndodhje “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Pizza Garden Hallall, me vendndodhje Golem, Durrës, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin bar restorant “Kristal”, me vendndodhje Tushemisht, Pogradec, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Elton Mitaçe, me vendndodhje Korçë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Arben Shparthi, me vendndodhje Pirg, Korçë penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Mimoza Hoxhallari, me vendndodhje Korçë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY