EMRI/Itali, kapet gomonia me gjysëm ton drogë, në pranga shqiptari

EMRI/Itali, kapet gomonia me gjysëm ton drogë, në pranga shqiptari

166
0
Shares

Policia Financiare e Leçes në rajonin e Puglias sekuestroi një gomone me rreth 500 kg marijuanë e trafikuarnga Shqipëria. Aksioni u krye mesditen e se dieles dhe ne pranga janë vënë 4 persona; 3 shtetas italianë dhe shqiptari Arsen Xhaferri 32 vjeç.

Mjeti lundrues me marijuanën në bord është kapur ndërsa po transportohej me një makinë pick up Mitsubishi në territorin e komunës së Frigoles.

Gomonia e cila transportohej me pick up shoqërohej nga një makinë tip “Fiat multipla” në të cilën udhëtonin shqiptari Arsen Xhaferri me precedent penal per emigracion klandestinë dhe dy italianët Cristian e Michele Cito të njohur nga policia italiane.

Për ti shpëtuar kontrollit të forcave të rendit të arrestuarit kishin ngarkuar në bordin e gomones instrumente peshkimi duke transportuar mjetin lundrues e lëndën narkotike në mes të ditës dhe duke u përfshirë me masën e gjerë të pushuesve që këtë weekend populluan plazhet e Puglias.

Pas kontrollit në gomonen e gjatë rreth 7 metra u gjetën 502 kg marijuanë.

Në pranga u vu dhe drejtuesi i pick up Mitsubishi Vicenzo Pulli 40 vjeç.

Në automjetin që ai drejtonte u gjet një pistoletë ruse Tokarev.

Gomonia me drogë kishte mbërritur në Puglia nga Shqipëria vetëm pak orë më parë.

32 vjeçari shqiptar, Arsen Xhaferri, i kishte ende rrobat e lagura në trup.

Marijuana ishte e konfeksionuar hermetikisht në thasë me simbole të ndryshme.

Sipas Financës italiane llogaritet që droga e sekuestruar të kapte vlerën e 600 mijë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY