Gjyqtarja e Tiranës në sitën e vettingut, pasuria modeste e Brunilda Kadit

Gjyqtarja e Tiranës në sitën e vettingut, pasuria modeste e Brunilda Kadit

78
0
Shares

Brunilda Kadi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kaloi kete të hënë në sutën e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore për gjyqtaren, kandidate për KLGJ.

Trupi gjykues përbëhej  nga Lulzim Hamitaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Gjyqtarja zgjodhi të ishte e pranishme në seancë, pa avokat.

Relatori, Roland Ilia,  tha se subjekti është kontrolluar per tre kriteret.

Ilia: Sipas ILDKPKI, Kadi ka deklarim të saktë  e përputhje me ligjin. Nuk ka bërë deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Kadi ka apartament 124.81 m katror në Tiranë të blerë me bashkeshortin.Vlera 63 mije euro.Ka një makine blere ne 2007 vlera 700 mijë lekë.Burimi i blerjes nga të ardhurat, plus shpenzimet doganore.

Sipas KPK, subjekti ka të ardhura të mjaftueshme për blerjen e saj.

Relatori tha se subjekti ka edhe një automjet tjetër me bashkëpronësi me bashkëshortin. Vendimi për gjyqtaren do të jepet me 1 gusht, ora 09:15.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY