I riu nga Kosova i futet në banesë me pistoletë shkodranes, arrestohet...

I riu nga Kosova i futet në banesë me pistoletë shkodranes, arrestohet nga policia

100
0
Shares

Një 23 vjeçar nga Vushtria e Kosovës është arrestuar në Shkodër për përndjekjen dhe kanosjen e një vajze. Në pranga ka rënë Besnik Hyseni.

NJOFTIMI I POLICISE:

“Rreth orës 02:00 ka hyrë me një armë zjarri tip pistoletë në oborrin e banesës së shtetases A. G. e cila  ka telefonuar policinë, dhe falë reagimit të shpejtë të policisë, është arrestuar në flagrancë brenda banesës së shtetases së lartëpërmendur, ku ju gjet edhe arma e zjarrit pistoletë tip Zastava e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale  “Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të parashikuara nga nenet 121/a dhe 278/3 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY