Ruçi konfliktohet me zv. kryeministren: Të mos kemi më fjalë bashkë

Ruçi konfliktohet me zv. kryeministren: Të mos kemi më fjalë bashkë

94
0
Shares

Paaftësia e zëvendëskryeministres Senida Mesi për t’i dhënë një përgjigje kryetares së Komisionit të Sigurisë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 4 korrik, ka nxitur një reagim të ashpër nga ana e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sipas procesverbalit të siguruar nga Report TV, Mesi nuk dinte nëse miratimi i një marrëveshjeje ishte apo jo urgjente, çka ka bërë që Ruçi t’i drejtohet numrit dy të qeverisë se ajo nuk mund të bëjë sikur nuk di e nuk sheh, e për këtë çështje herë tjetër Ruçi nuk do të ketë sërish fjalë.

Debati në mbledhjen e 4 korrikut

Ermonela Felaj – Do të doja të shtoja se, ne si komision i Sigurisë jemi komision për dhënie mendimi dhe jo përgjegjës në lidhje me projektligjin “Kodi Ajror në Republikën e Shqipërisë”. Kemi folur me shërbimet e Kuvendit në lidhje me Kodin Ajror, që ndoshta do të ishte më e përshtatshme që mos ta përfshinim tani në kalendar.

Do të doja të pyesja Zëvendëskryeministren zonjën Senida Mesi në lidhe me projektligjin “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë” nëse ka urgjencë shqyrtimi i këtij projektligji, i cili është parashikuar në kalendar për t’u shqyrtuar në seancën e datës 19 korrik 2018. Nga komisioni i Integrimit më thonë se mungon tabela e përputhjes dhe nga ana tjetër ligji është shumë i ngarkuar me terminologji teknike dhe ndoshta do të na marrë shumë kohë. Është e nevojshme që ta kalojmë tani, apo ta shtyjmë për në shtator?

Senida Mesi – Në Këshill të Ministrave nuk kam dëgjuar për ndonjë urgjencë, por do të konsultohem edhe me Kryeministrin për këtë problematikë në lidhje me projektligjin dhe do t’ju kthej përgjigje, si Juve zoti Kryetar edhe zotit Balla, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Gramoz Ruçi – Duhet të bëni një kujdes zonja Zëvendëskryeministre, veçanërisht pas daljes së vendimit të fundit të Këshillit të Bashkimit Europian. Tradicionalisht, por veçanërisht këtë vit kalendarik, duhet të keni në qendër të vëmendjes tabelën e përputhshmërisë së legjislacionit. Këtë ta keni të prerë dhe të mos ketë absolutisht asnjë lëshim në këtë drejtim.

Edhe Ju si Zëvendëskryeministre për marrëdhëniet me parlamentin edhe me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësuesit e saj, duhet të ktheheni në gardianë të kësaj çështjeje përpara se ligji të depozitohet në Parlament. Është një gjë shumë e mirë që Komisionin e Integrimit, që ndjek këtë çështje e ka opozita, por pavarësisht anëtarët tanë duhet të bëhen gardianë të kësaj çështjeje.

Kjo është një nga funksionet tona si parlamentarë, prandaj të mos kemi fjalë. Në qoftë se do të mungojë tabela e përputhshmërisë do të kthehen ligjet mbrapsht, ta dini këtë, pasi nuk mund të bëjmë sikur nuk e di, sikur nuk e shikon, sikur s’e dëgjon, sikur s’e kupton, as deputetët, as komisionet dhe as seanca e parlamentit. Këtë duhet ta keni të prerë si Qeveri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY