Vëzhgim, në autostradën ku ndodhin shumica e aksidenteve nuk patrullon asnjë polic

Vëzhgim, në autostradën ku ndodhin shumica e aksidenteve nuk patrullon asnjë polic

58
0
Shares

Rritja e numrit të aksidenteve me vdekje në të gjithë vendin krahasuar me vitet e kaluara detyroi Policinë Rrugore të marrë masa drastike, duke riaktivizuar Radarët e aparatet “Drager”.

Por nga një vëzhgim që bëri ABC Neës asnjë patrullë e Policisë Rrugore nuk ishte instaluar në dy anët e autostradës Tiranë-Durrës.

Nga sheshi “Shqiponja” e deri në Maminas është edhe numri më i lartë aksidenteve dhe shumë drejtues automjetesh shkelin Kodin Rrugor, sidomos tabelat horizontele dhe vertikale.

Siç duket edhe në këtë rast, ky shofer kryer manovra të rrezikshme, duke ndërruar korsinë e lëvizjes pa ndezur sinjalin.

Të kontaktuar nga ABC Neës, zyrtarë të Policisë së Shtetit, pohojnë se një pjesë e mirë e efektivëve rrugorë janë stacionuar pranë qendrave bregdetare, ndërsa patrullimi blic kryhet vetëm gjatë fundjavës.

Pavarësisht kësaj, eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe pohon se, Policia Rrugore nuk duhet të jetë statike, por në lëvizje pasi trafiku rëndohet në shumë drejtime njëkohësisht.

“Nëse policia dëshiron që të zvogëlojë numrin e aksidenteve rrugore dhe të rregullojë trafikun e të jetë sa më i qetë do ishte normale që mjetet e veta t’i përdorte si udhërrëfyes për mjetet e tjera”, tha Artur Sulçe.

Gjatë fundjavës, Policia Rrugore njoftoi se kishte pezulluar 39 leje drejtimi, pasi drejtuesit e automjeteve lëviznin me shpejtësi të lartë që arrinte deri në 223 km/h./abcnew

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY