Përse duhen simpatizuar kroatët e këtij botërori

Përse duhen simpatizuar kroatët e këtij botërori

49
0
Shares

Ishte vetëm një ndeshje futbolli, dhe padyshim respektin e meriton ai që luan më mirë, i cili jo gjithmonë fiton. Ky ishte edhe rasti i Kroacisë. Unë në fakt, doja të fitonte Kroacia, jo sepse mendoj që kemi të njëjtin gjak ilir, por sepse e adhuroj si skuadër, për karakterin e fortë dhe vullnetin që tregon.

Po, adhuroj edhe forcën e atij populli, jo vetëm në fushë, por edhe për atë që kanë bërë në vendin e tyre, duke shkuar në majat e standarteve europiane vetëm 25 vjet pasi fituan pavarësinë. Ata sot thjeshtë i dhanë një tjetër dimension kombit të tyre energjik.

Tifozllëku dhe mbeshtetja e presidentes, ishte një vlerë më vete, një sjellje mrekullisht e thjeshte, aspak një teatër i pështirë politik per te fituar kredite në kurriz të sportistëve.
Përkundrazi, nuk ndjej asnjë lloj simpatie për francezët që francezë kanë tashmë vetëm 4-5 lojtarë dhe presidentin.

Një popull që sot po feston trofeun falë lojtarëve emigranë, por që bart mes vetes shumë rracizëm e përbuzje për të huajt. E di që këto skanë lidhje me futbollin, por ama janë argumenta për të prodhuar simpati apo antipasti per nje grup apo per nje shoqeri te tere./Mentor Kikia

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY