LAJM I FUNDIT/Ndërron jetë aktori i njohur i humorit Fadil Hasa

LAJM I FUNDIT/Ndërron jetë aktori i njohur i humorit Fadil Hasa

195
0
Shares

Pas një sëmundje të rënde, ka ndërruar jetë aktori i njohur i estradave Fadil Hasa.Ka lindur në Durrës me 8 Prill 1940. Është i shquar më shumë në role komike ne estradën e Durrësit.

Ne mendjen e publikut do të mbeten rolet e tij tek “Dajrja”, skeçi “Sheqeri”, tekniku i lavatrices apo tek filmi Mao Ce Dun.

Rolet e tij duket se kanë shenjuar historinë e humorit në Shqipëri, atij humori të pastër, i cili të bën të qeshësh me gjithë shpirt.  Fadil Hasa ka sjellë numrat e humorit të cilat kanë marrë shumë vlerësime nga publiku. Gjatë viteve që ai ka qenë pranë Estradës së Durrësit, ajo ishte një kohë e artë në jetën artistike.

Çdo rol i realizuar me profesionalizëm e ka përcjellë më së miri mesazhin në publik me problemet që trajtonte humori shqiptar, dhe kjo për aktorin e njohur Fadil Hasa ka qenë prioritet për aktorët.

Jo pak kritika aktori i njohur i humorit ka dhe për humorin e ditëve të sotme, që sipas tij nuk përcjell tamam problematikën që kërkon publiku. Në vitin 1974, aktori Fadil Hasa hyn në Estradën e Durrësit si një aktor profesionist.

Ka luajtur në filma si :

  • Kronikë provinciale(2009)
  • Mao ce Dun(2007)… Hekuran Romalini
  • Zëvendësi i grave(1987)… Shabani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY