Porti i Durrësit/ Zhduket anija në mes të natës, konflikt për mall...

Porti i Durrësit/ Zhduket anija në mes të natës, konflikt për mall të përzier

109
0
Shares

Një anije është arratisur gjatë natës nga porti i Durrësit.Raportohet se anija ishte me ngarkesë kripe, dhe pasi kishte shkarkuar rreth 5mijë e 500 ton, kishte dhe 500 ton për të shkarkuar.

Anija e cila ishte me ngarkesë kripe, ka qenë me flamurin e Sierra Leones. Kapiteneria nuk ka marrë sinjalizim për largimin e anijes. Dyshohet se anija mund te jetë zhdukur rreth orës 2,3 të mesnatës.

Ndërkohë, nisja e anijes ka qenë e paplanifikuar dhe as e sinjalizuar. Sipas burimeve ka patur konflikt për mall të përzier me qymyr (kripë dhe qymyr). Ishte për furnizim të Harilenës, kompanisë së kripës në vendin tonë dhe e kanë lënë në radë që ditën e djeshme.

Pas kësaj anija është larguar pa bërë asnjë procedurë as sinjalizuar. Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se pas kësaj kanë lajmëruar kapiteneritë e porteve kufitare.Dhe aktualisht kanë marrë sinjalizimin se është afër brigjeve italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY