Kavajë/Sharkohet nga detyra nënkryetarja, deklarime të rreme në formularin e dekriminalizimit

Kavajë/Sharkohet nga detyra nënkryetarja, deklarime të rreme në formularin e dekriminalizimit

96
0
Shares

Është shkarkuar nga detyra, nënkryetarja e Bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi. Shkarkimi i saj, ka ardhur pas deklarimeve të rreme që Domi ka deklaruar në formularin e Departamentit të Shetit, për dekriminalizimin.

Burime konfidenciale për Fax News bëjnë të ditur se Domi është dënuar me vendim te formës së prerë në vitin 2006, “Për kalim malli kontrabandë”, vepër penale për të cilën është denuar me gjobë 400.000 mijë lekë.

Por, në vitin 2016, kur DAP kërkoi plotësimin e formularit të dekriminalizimit, Domi nuk ka deklaruar këtë vepër penale, duke e rënduar situatën e saj juridike, për të cilën ka nisur një hetim ndaj saj për veprën penale të “Deklarimit të rremë dhe falsifikimit të vulave, firmave”, duke u dënuar me 6 muaj burg, në 2016-tën.

Duke pranuar fajsinë e kësaj vepre penale, Domi ka përfituar ulje të dënimit, me 4 muaj heqje lirie dhe në përfundim të shkallëve të gjyqësorit është denuar në 2016tën me 60 ditë punë komunitare, kryer pranë Bashkisë Durrës. Mësohet se institucioni ku Domi ka qenë funksionare shtetërore, nuk ka patur dijeni mbi cështjet gjyqësore në ngarkim të Nënkryetares.

Deri në datë 19 qershor kur Departamenti i Administrtës Shtetërore i ka dërguar një shkresë zyrtare drejtuar kreut të Bashkisë Shijakut për shkarkim e mënjehëhershëm nga detyra të Nënkryetares, Shpresa Domi. Paraprakisht, mësohet se Domit i është kërkuar të japë dorëheqjen si nënkryetare, por nuk ka pranuar, deri sa ndaj saj është ndërmarrë masë e largimit të menjëhershëm nga detyra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY