Vrasja e shoferit te ministrit, PD:Xhafaj të japë menjëherë dorëheqjen, po manipulon...

Vrasja e shoferit te ministrit, PD:Xhafaj të japë menjëherë dorëheqjen, po manipulon provat

108
0
Shares

Partia Demokratike, ka deklaruar perseri se vrasja e shoferit të Ministrit të Brendshëm  ishte një vrasje mafioze.

Në deklaratën për mediat PD, thekson se vrasja e Shoferit të Fatmir Xhafajt u mbajt e fshehtë si nga ministri ashtu dhe nga garda.

PD i bën thirrje Xhafajt që të japë menjëherë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë hetimit.

Deklarata e PD

Vrasja e shoferit të Fatmir Xhafajt është vrasje mafioze. Xhafaj duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë hetimit të pamanipuluar!

Sot Garda e Republikës, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme fshehën ngjarjen e rëndë të ndodhur brenda Gardes së ?Republikës.

Për dijeni të publikut, vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës iu bë e njohur medias dhe publikut nga Partia Demokratike menjëherë sapo ne morëm informacionin.

Që prej fillimit, pati përpjekje për të manipuluar këtë ngjarje, nga më të rëndat që implikon drejtpërsëdrejti Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Policia private e Fatmir Xhafës po bën çdo përpjekje që ajo të duket si një vetëvrasje me 3 plumba.

Por ne jemi të bindur se ngjarja është një vrasje mafioze, ndoshta edhe më e rrezikshme sesa vrasja e shoferit të familjes së Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku në mes te bulevardit në vitin 2003.

Në njoftimin e vet, Policia e Fatmir Xhafës nuk jepte shpjegime sesi ka mundësi që brenda Gardës së Republikës askush nuk ka dëgjuar 3 të shtëna armë me breshëri automatiku, siç thuhet në njoftim!

Kjo dhe rrethana të tjera që po i verifikojmë, tregon se vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës është e tipit mafioz, e kryer me silenciator.

Me një Polici që e kontrollon vetë, me një Prokurori plotësisht nën urdhrat e tij, Fatmir Xhafaj duhet të japë menjëherë dorëheqjen! Të mos fshihet pas lotëve të krokodilit, por të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë një hetimi të pavarur.

Me Fatmir Xhafën Ministër të Brendshëm, e vërteta e vrasjes mafioze nuk do të dalë në dritë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY