Monika Kryemadhi në SHBA, dorëzon relike që mbajnë mbi supe vuajtjet e...

Monika Kryemadhi në SHBA, dorëzon relike që mbajnë mbi supe vuajtjet e shqiptarëve

117
0
Shares

Monika Kryemadhi gjatë vizitës së saj në SHBA ka dorëzuar në dioqezën e Arlington disa relike që, siç shprehet ajo, mbajnë mbi supe kalvarin e vuajtjeve të popullit shqiptar.

Gjatë vizitës time në SHBA, të premten më datë 22 u ndala në Arlington, ku mora pjesë në meshën multinacionale të dioqezës atje. Gjatë vizitës në Arlington, i dorëzova dioqezës disa relike që mbajnë mbi supe kalvarin e vuajtjeve të popullit shqiptar.

Kryqi i dhuruar nga arkipeshvi i Shkodrës Masafra me eshtrat e 10 martirëve, mori një vlerësim të madh nga të pranishmit në meshë dhe drejtuesit e dioqezës.

Ndërsa dje mora pjesë në një takim të gruas republikane në Virginia. Më shumë se 800 gra ishin të pranishme në këtë konferencë, ku mbizotëroi një atmosferë e ngrohtë dhe e gëzueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY