Uruguaj del në krye të grupit, Salah surprizohet nga Arabia Saudite

Uruguaj del në krye të grupit, Salah surprizohet nga Arabia Saudite

80
0
Shares

Uruguaj është fituesi i Grupit A të Kupës së Botës 2018. Amerikano-latinët fituan dhe takimin e tretë të grupit, pai mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 Rusinë. Të besuarit e Oscar Tabarez kaluan në avantazh pas 10 minutash lojë, me bomberin e Barcelonës, Luis Suarez që ekzekutoi saktë një goditje dënimi shumë pranë zonës.

Goli i shënuar çliroi Suarez e shokë, që u hodhën në sulm për të shënuar dhe golin e dytë, synim që u arrit në minutën e 23-të, me Laxalt që gjuajti fort drejt portës së Akinfeev që në tentativën e tij për të ndalur sferën, por devijimi i Cherychev e nxori jashtë loje.

Dalja me karton të kuq e mbrojtësit Smolnikov 9-të minuta përpara fundit të pjesës së parë ia bëri më të lehtë menaxhimin e rezultatit. Në minutat e fundit të takimit, Uruguaj thelloi dhe më shumë avantazhin, me Cavanin që realizoi dhe golin e tretë duke hipotekuar vendin e parë të Grupit A në kuotën e 6 pikëve.

Në takimin tjetër të vlefshëm për këtë grup, Arabia Saudite surprizoi Egjiptin, duke i mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1. Golit të Mohamed Salah, iu përgjigjën Al Faraj dhe Al Dawsari që realizuan në limitet e çdo pjese duke marrë dhe fitoren e parë në një Kupë Bote.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY