Elbasani miraton taksën e pronës, LSI bashkon votat me PS, PD akuza...

Elbasani miraton taksën e pronës, LSI bashkon votat me PS, PD akuza të rënda

65
0
Shares

Elbasani është Bashkia e parë që miraton taksën e pasurisë që do të nisë të zbatohet prej 1 janarit. Vendimi në Këshillin bashkiak kaloi me votat e PS, LSI e PDIU dhe kundërshtimin e demokratëve. Ndërsa pas votimit, kreu i këshilltarëve të djathtë tha se këshilltarët e LSI-së janë vegël e mazhorancës në Këshillin bashkiak të Elbasanit.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit u bë i pari në rang vendi që miratoi taksën e re të pasurisë, ndërsa shfytëzoi të drejtën për ta ulur atë me 30 % të vlerës.

Vendimi kaloi këtë të mërkurë me votat e këshilltarëve të PS e LSI dhe PDIU dhe kundërshtimin e demokratëve.

Votimi tregoi se PD e LSI, ndryshe nga politika e madhe ne Tiranë, nuk ndajnë të njëjtat qëndrime në parlamentet lokale, ndaj kreu i grupit demokrat nuk nguroi ti akuzojë si vegël e maxhorancës në Këshillin bashkiak Elbasan.

Blendi Himci: Ka qenë gjithmonë vegël e vendimeve të mazhorancës dhe ka një mosrakordim që e di vetë LSI, nuk mund të hyj në punët e LSI-së midis qendrës dhe këshilltarëve.

Qeveria kishte vendosur 1 prillin e këtij viti si datën e re të nisjes së taksës së pronës por asnjë nga bashkitë nuk e realizoi në kohë përllogaritjen dhe as votimin në Këshillin bashkiak.

Por sa do të paguajë një qytetar nga Elbasani pas vendimit të Këshillit bashkiak që pritet të hyjë në fuqi në muajin e ardhshëm.

Ora News bëri një përllogaritje mbi bazën e formulës së vendosur nga qeveria për një apartament vlera e të cilit shkon në 50 milion lekë, ku një qytetari nga Elbasani do ti duhet të paguajë 2500 lekë të vjetra në muaj, ndërsa me uljen 30% që ka bërë këshilli bashkiak, do të duhet të paguajë 1750 lekë të vjetra./o-news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY