FOTO/ Ish polici dhe i riu me precedentë penale, pjesë e bandës...

FOTO/ Ish polici dhe i riu me precedentë penale, pjesë e bandës së kasafortave

144
0
Shares

Operacioni “Forca e Ligjit” arriti të  kapte dje një grup kriminal,  të cilët, nën kërcënimin e armëve, vidhnin kasaforta në biznese të ndryshme në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Policia arrestoi 5 persona, si dhe sekuestroi automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofola me stema Policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e grabitjeve, 11 prej të cilave të dokumentuara.

Pjesë e grupit që realizonte grabitje ishte edhe Valmend (Gjon) Pelivani dhe Engrid Hënaj. Të dy jo të panjohur për policinë e Tiranës.

Gjon Pelivani

Në muajin shkurt të këtij viti, ai mbeti i plagosur me armë zjarri, bashkë me një shokun e tij, pas një sherri me armë në zonën e Selitës në Tiranë.

Pas ngjarjes, ai u arrestua nga Policia në ambientet e Spitalit të Traumës, por qëndroi vetëm pak kohë në qeli.

Por edhe më herët, ai ka qenë i skeduar nga Policia e kryeqytetit. Në vitin 2015 ai u bë protagonist i dy ngjarjeve, në fillim dhe në fund të vitit.

Një herë si i dëmtuar dhe më pas si autor i një ngjarjeje, për të cilën edhe u arrestua bashkë me një polic burgjesh.

Në janar të vitit 2015, Pelivani mbeti i plagosur në ambientet e një qendre tregtare te “Rruga e Kavajës”, ngjarje për të cilën u arrestua vëllai i Gilmando Danit.

ISH POLICI

Pjese e grupit ishte edhe ish-polici Engrid Hënaj, 31 vjeç, i dënuar më parë për shpërdorim detyre.

Disa ditë më parë, gazeta “Panorama” botoi vendimin e Gjykatës së Tiranës, që kishte dënuar me një vit e shtatë muaj burg një ish-inspektor të Policisë së Shtetit, pasi kishte ndihmuar një të kërkuar për vjedhje.

Bëhet fjalë për ish-efektivin e “Shqiponjave”, Engrid Hënaj, i cili u shpall fajtor për “shpërdorim detyre”, pasi kishte ndihmuar dhe komunikuar gjatë kohës që ka qenë në kërkim, me shtetasin e arrestuar për vjedhje në kuadër të operacionit “Summer 2017”, Fatjon Lila.

Hënaj u arrestua sërish dje nga Policia e Tiranës, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që vidhte kasaforta. Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, ku kishte qëndruar për afro 8 muaj. Burime nga Policia thanë se si provë që e implikon atë në grabitjet e kryera, është karta e tij e identitetit, e gjetur në një prej makinave të sekuestruara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY